×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes nga tumori në tru djali 5-muajsh i aktorit Nick Cannon

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 10:38

    Prezantuesi dhe aktori i njohur, Nick Cannon, e bëri një rrëfim prekës para publikut në shoun e tij televiziv, me ç’rast i përlotur tregoi se djali i tij pesë muajsh, Zen, ka vdekur.

    “Gjatë fundjavës e humba djalin tim më të vogël, Zen, nga një sëmundje e njohur si ‘hydrocephalus’, që në fakt është një tumor malinj dhe invaziv i trurit. Po kaloj nëpër një periudhë të vështirë. Nuk e dija si do ta përballoja ditën e sotme mirëpo doja ta ndaja dhimbjen me të gjithë ju, por edhe familjet tjera që kanë kaluar apo janë duke kaluar nëpër situata të ngjashme. Mbi të gjitha, doja ta ndaja pikëllimin me familjen time”, deklaroi Cannon i pushtuar nga lotët dhe emocionet.

    Aktori tutje tregoi se fundjavën e kaluar e kishte kaluar në Kaliforni me djalin e tij tashmë të ndjerë, dhe e kishte mbajtur atë në duar deri në frymën e fundit.

    “Nëna e Zenit, Alyssa, u tregua gruaja më e fuqishme që e kam parë ndonjëherë. Asnjëherë nuk e ngriti zërin, nuk argumentoi dhe nuk u hidhërua. Thjeshtë ishte emocionale dhe e mërzitur kur duhej, por gjithmonë u tregua një nënë e mrekullueshme për djalin tonë dhe vazhdon të jetë nëna më e mirë e mundshme për vajzën e saj”, tha tutje Cannon.

    Foshnja pesë muajshe, Zen, ishte fëmija më i vogël i Nickut të cilin e kishte me modelen, Alyssa Scott. Ai i ka edhe gjashtë fëmijë të tjerë me partnere të ndryshme, përfshirë këtu binjakët Monroe dhe Maroccan të cilët i ka me ish-bashkëshorten, Mariah Carey.

    Cannon dhe Carey ishin të martuar nga viti 2008 deri më 2014, dhe njiheshin si një prej çifteve më të përfolura të showbizit. Ata thonë se i kanë dhënë fund martesës në formë miqësore dhe gëzojnë raporte të mira edhe sot, teksa së bashku kujdesen për binjakët e tyre 12-vjeçarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!