×
  • Show Time
  • Show Time

    Vedati i Stupcave pas ndeshjes përqafon Zhegrovën: Shihemi në euro 2020

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 14:26

    Aktori Vedat Osmani ishte i pranishëm edhe në ndeshjen e mbrëmshme që u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në të cilën Kosova fitoj me rezultat 2 me 0 ndaj Malit të Zi.


    Aktori ka publikuar sot një fotografi ku shihet duke e përqafuar futbollistin Edon Zhegrova përkrah të cilës tregon se beson në kualifikimin e kombëtarës.

    “Unë Biri yt Kosovë shihemi në euro 2020”, ka shkruar Vedati në mbishkrimin e fotos, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Kosova më 14 nëntor udhëton në Çeki dhe kjo ndeshje do ta përcaktojë fatin e kualifikimit, pasi humbja eventuale pamundëson kualifikimin përmes grupeve.

    Kurse më 17 nëntor luan në Prishtinë ndaj Anglisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!