×
  • Show Time
  • Show Time

    Veprimi që po shokon fansat: Kanye West urinon mbi trofeun e Grammy Award. Ka një arsye

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 0:01

    Kanye West ka publikuar disa pamje shokuese të vetes së tij duke urinuar mbi një prej trofeve të Grammy Award, ndërsa po vijon betejën kundër shtëpive diskografike, Universal dhe Sony, për të rimarrë të drejtat e muzikës së tij.


    Reperi 43-vjeçar postoi videon pasditen e sotme në Twitter, ku tregonte se një nga 21 Grammy-t e tij ishte vendosur brenda një WC-je.

    ‘Më besoni … Nuk do të ndalem’, shkroi West, duke iu referuar zemërimit për të fituar pronësinë e veprave të tij, e njohur ndryshe si e drejta e kopjimit të këngëve të tij origjinale.

    Një ditë më parë West filloi të sulmonte strukturën e industrisë së muzikës, duke deklaruar se muzikantët në të vërtetë kishin pak ose aspak pushtet, sepse shtëpitë diskografike zotërojnë të gjithë punën e tyre.

    Ai vuri në shënjestër Universal dhe Sony, dhe u zotua se nuk do të publikojë asnjë muzikë të re derisa të çlirohet nga kontratat me ta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!