×
  • Show Time
  • Show Time

    Veshja e Mozzik për ditëlindje me vlerë marramendëse prej 35 mijë euro

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 12:46

    Reperi i njohur Mozzik, së fundmi festoi ditëlindjen.


    Ai ka mbushur 25-vjeç dhe në ditën e tij të veçantë ka udhëtuar për në Stuttgart, Gjermani.

    Mozzik publikoi dy foto në Instagram, ku shihej i veshur me bluzë, jelek, pantollona, kapele, atlete, orë dhe mbante dy çanta në duar. E dini sa i ka kushtuar gjithçka në total?

    Faqja “what they wearing” në Instagram ka bërë të ditur se reperi ka harxhuar plot 35.700 euro për look-un e tij në total. Bluza i ka kushtuar 94 euro, çantat (1.520 euro dhe 1.540 euro), pantollonat (99.90 euro), jeleku (129 euro), kapelja (22 euro), ora Rolex (31.900 euro) dhe atletet 395 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!