×
  • Show Time
  • Show Time

    Vildane Zeneli i bie pishman pse i fryu buzët: Shumë palidhje, po du mi zvoglu

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 13:17

    Modelja e njohur shqiptare e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në New York ka arritur sukses në fushën e modelimit, shkruan Indeksonline.


    Vildane Zeneli është përfolur shumë edhe për jetën e saj private e cila ka qenë fokus e mediave rozë, krahas profesionit dhe sukseseve që ajo ka arritur.

    Paraqitjet e saj publike nëpër media dhe rrjete sociale vazhdimisht i ‘surprizojnë’ publikun dhe kjo ka bërë që Vildanja të ndiqet nga mijëra ndjekës në Instagram.

    Së fundmi modelja ishte e ftuar në emisionin ‘NIN’ ku ajo është pyetur rreth operacioneve plastike.

    Në pyetjen ‘Pse i ke bërë buzët’? Vildanja është përgjigjur: “Pej qefit, shumë palidhje i kom ra pishman tash po mundona mi zvoglu pasi ekziston mundsia”

    Ajo gjithashtu ka apeluar tek vajzat e reja që nëse dëshirojnë të bëjnë ndonjë ndërhyrje kirurgjike estetike të mendojnë mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!