×
  • Show Time
  • Show Time

    Visar Peja rrëfen momentet e fundit të babait pasi ai pësoi sulm në zemër

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 19:17

    Sot i është dhënë lamtumira e fundit ikonës së muzikës së vjetër qytetare, Ismet Peja.


    I biri i tij Visar Peja thotë se doajeni i muzikës së vjetër qytetare me 2 nëntor kishte pasur një sulm të dyfishtë në zemër dhe tru.

    “Ishte fat i babit që të nxirrej nga ajo situatë e vështirë. Por kur e kuptuam se kishte pasur edhe sulm në zemër atëherë as mjekësia nuk kishte çfarë të bënte dhe vendosëm që ditët e fundit t’i kalojmë së bashku në shtëpi në Gjakovë”, ka deklaruar Visar Peja në RTV Dukagjini.

    Visar Peja thotë se vdekja e babait të tij nuk lidhet aspak me ndonjë infektim nga coronavirusi.

    “Babi po shqetësimit kardiak e ka pasur edhe shqetësimin e quajtur “moshë”. Ishin në pyetje 83 vjet dhe një ditë trupi i njeriut fillon të shpenzohet dhe një ditë të gjithë do të kemi fatin e babës”, tregon më tej Visar Peja.

    Djali i këngëtarit të njohur ka falënderuar edhe mbështetësit e Ismetit për mesazhet në këto momente të vështira për familjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!