×
  • Show Time
  • Show Time

    Vogëlushi nga Suhareka merr gjithë vëmendjen në koncertin e Ermal Fejzullahut

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 23:57

    Tashmë këngëtarët e estradës kanë filluar me koncerte në qytete të ndryshme, dhe agjenda e tyre pas një pauze mbi një vit po del të jetë mjaft e ngjeshur.


    Ermal Fejzullahu sonte performoi edhe në një nga kafiteritë e qytetit të Suharekës, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Ndonëse vendi ishte i mbushur plot me adhurues të muzikës së këngëtarit, ishte një vogëlush nga qyteti i Suharekës ai i cili mori vëmendjen e Ermalit dhe njerëzve që ishin të pranishëm aty.

    Madje, edhe vet ai ka publikuar një video të këtij djaloshi teksa i bie instrumentit “sint”, e ndërsa performanca e tij ka bërë që ai të fitojë edhe “bakshish” në këtë ndejë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!