×
  • Show Time
  • Show Time

    Xhemi Shehu e konfirmon largimin nga Top Channel, në cilin ekran do ta shohim?

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 15:51

    Moderatorja e njohur Xhemi Shehu e ka konfirmuar se do të largohet nga Top Channel.


    Xhemi i është përgjigjur pyetjes së një ndjekëseje në rrjetet sociale, kur e ka pyetur nëse lajmi është i vërtetë. ‘Po’, ka thënë Xhemi.

    “Mëngjese të bukura me zemrën”, shkruan Arbana krahas fotos me Xhemin, ku ra në sy një koment që e pyeste moderatoren: “E vërtetë që s’do jesh më në Portokalli?”

    Xhemi nuk hezitoi të përgjigjej me një “Po”.

    Mirëpo ajo nuk ka dhënë përgjigje kur u pyet se në cilin ekran do ta shohim. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!