×
  • Show Time
  • Show Time

    “Yes sir”, Albin Kurti merr mbështetjen e Dafina Zeqirit për reciprocitetin për targat

    Reporteri
    20 Shtator 2021 | 21:55

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, krahas muzikës është mjaft e përfshirë edhe në çështje të tjera.


    Ajo ditën e sotme (e hënë) ka reaguar në rrjete sociale pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për të zbatuar reciprocitetin në çështjen e tabelave.

    Artistja ka postuar një fotografi të Kurtit të realizuar në seancën e sotme të Kuvendit duke shprehur mbështetjen e saj të plotë për vendimin.

    “Yes sir”, kanë qenë fjalët e 32-vjeçares.

    Labinot Tahiri po ashtu ka qenë ndër figurat publike i cili ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë, duke e përgëzuar kryeministrin për vendimin e marrë.Kurti theksoi se veprimet e ndërmarra sot nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serb apo të provokojnë ndonjë destabilizim.

    I njëjti kërkoi nga qytetarët serb të vazhdojnë ritmin e përditshmërisë pa shqetësime e brenga se po ju cenohet ndonjë e drejtë.

    Zeqiri në anën tjetër është në finalizim e sipër të albumit “Dafinë Moj”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!