×
  • Show Time
  • Show Time

    Ylli i “High School Musical”, zbulon se po bëhet nënë e një vajze

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 12:59

    Ashley Tisdale ka treguar se është në pritje të fëmijës së parë dhe vetëm sa zbuloi se po pret të bëhet nënë e një vajze.


    Të premten, ylli i “High School Musical” ndau disa fotografi përkrah bashkëshortit Christopher French duke zbuluar për fansat gjininë e foshnjës me anë të një torte.

    “Ky vit me të vërtetë ka qenë i vështirë. Për shumë njerëz. Ngritje dhe ulje, dhe shumë emocional. Mendoj që kjo është dita e preferuar e imja. Kam qarë, isha shumë e gëzuar”, ka qenë mbishkrimi i imazheve që ka ndarë në Instagram.

    https://www.instagram.com/p/CGaO_K_lrAJ/

    35 vjeçarja ndërkohë tregoi se është shtatzënë muajin e kaluar përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale.

    Në fotografitë e tij, babai i ri duket të jetë mjaft i lumtur ndërsa shfaqet krah partneres se tij – e cila po mbante barkun e rrumbullakosur me duar.

    Ky vit ka qenë i surprizave, përfshirë këtu edhe Katharine PcPhee, e cila tregoi se po pret fëmijën e parë me bashkëshortin David Foster.

    Ndërkaq, Ashley dhe partneri i saj, Christopher janë më shumë se gjashtë vite së bashku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!