×
  • Show Time
  • Show Time

    Ylli kilian i rokut mahnitet me kosovarët: Një pjesë e shpirtit tim do të mbetet gjithmonë në Rahovec

    Reporteri
    18 Gusht 2019 | 14:09

    Ronald Romero, rokeri nga Kili, është ndarë i ngazëllyer nga paraqitja në Hardhfest, pasi mbrëmë ai tuboi mijëra njerëz në vreshat e Rahovecit.


    Për këtë, ai ka shkruajtur në faqen e tij duke u ekzaltuar aq sa të thotë se një pjesë e shpirtit të tij do të ngelet gjithmonë në Rahovec, shkruan Reporteri.net.

    Këtë gjë ai e tha, duke e lidhur me mbjelljen e një hardhie të rrushit, për të cilën simbolikë ai u bë i pari artist.

    “Dje mbolla një pemë të vogël rrushi, e nderuar si artisti i parë në historinë e Hardh Fest duke filluar këtë traditë të re. Tani një pjesë e vogël e shpirtit tim do të jetë gjithmonë në Rahovec”, ka shkruar ai.

    Ndërkaq, ai ka potencuar edhe numrin e madh të pjesëmarrësve, duke thënë se pati një shpërthim në Rahovec.

    “Shumë faleminderit të gjithëve për një mbrëmje të mrekullueshme, patëm një shpërthim !! Siç mund ta kontrolloni në fotografinë e dytë !! Publiku më i madh ndonjëherë këtu, Faleminderit!”, shtoi Romero.

    Ndërkohë, Hardhfest do të vazhdojë edhe sonte në vreshtat e Rahovecit, ku para publikut do të paraqitet edhe një befasi – Grupi TNT.

    Ndryshe, Ronald Romero, i lindur më 20 nëntor 1981, është një këngëtar, tekstshkrues dhe muzikant kilian, i njohur më mirë si këngëtari kryesor i grupeve të rock-ut Lords of Black, Rainboë dhe CoreLeoni./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!