×
  • Show Time
  • Show Time

    Zaimina Vasjari merr vëmendjen me paraqitjen provokuese në bikini të verdha

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 15:29

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.


    Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe fotografitë provokuese.

    Disa të tilla, Zaimina i ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

    Bëhet fjalë për dy imazhe, në të cilat bukuroshja ka pozuar me bikini të verdha, ndërsa ka vënë në pah linjat e saj trupore.

    Ngjyra e marrë nga rrezet e diellit dhe tatuazhet përgjatë trupit, i kanë dhënë një dukje edhe më provokuese këngëtares shqiptare.

    Zaimina përndryshe nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat që nga vera e vitit të kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!