×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulime tronditëse në dokumentarin e ri, Britney Spears përgjohej fshehurazi nga babai i saj

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 9:44

    Megjithëse kujdestaria e Britney Spears po shkon drejt fundit, detajet që po dalin në dritë kanë tronditur publikun.


    Babai i saj, Jamie Spears dhe kompania e sigurisë që ai punësoi për ta mbrojtur atë, kishin një mekanizëm mbikëqyrës intensiv që monitoronte komunikimet e saj dhe regjistronte fshehurazi dhomën e saj të gjumit, duke përfshirë ndërveprimet dhe bisedat me të dashurin e saj.

    Alex Vlasov, një ish-punonjës i kompanisë së sigurisë, ka hedhur më shumë dritë mbi mënyrën se si monitorohej dhe menaxhohej çdo aspekt tjetër i jetës së këngëtares për 13 vite.

    Deklaratat e tij janë pjesë e dokumentarit të ri të New York Times “Controlling Britney Spears”, i cili u publikua të Premten. Ai mbështet akuzat e tij me e-mail, mesazhe me tekst dhe regjistrime në të cilat ai kishte qasje gjatë nëntë viteve si drejtues i sigurisë kibernetike në Black Box.

    Vlasov tha se operacioni i pamëshirshëm i mbikëqyrjes kishte ndihmuar disa kujdestarë – më së shumti babain e saj, James Spears – të merrnin nën kontroll pothuajse çdo aspekt të jetës së saj.

    Ai shtoi se dhe bisedat me miqtë, nënën dhe ish-avokatin Samuel D. Ingham III do të monitoroheshin. “Telefoni i saj dhe bisedat private u përdorën aq shpesh për ta kontrolluar atë. Nuk dukej sikur ajo po trajtohej si një qenie njerëzore.“, thotë ai.

    Regjistrimi i bisedave private dhe monitorimi i mesazheve me tekst pa pëlqimin e të dyja palëve mund të jetë një shkelje e ligjit në Shtetet e Bashkuara.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve nga Times, avokati i babait të yllit të muzikës pop që ishte në mesin e viteve ’90 tha: “Të gjitha veprimet e tij ishin brenda parametrave të fuqisë që i ishte caktuar nga gjykata. Veprimet e tij u bënë me dijeninë dhe pëlqimin e Britney, avokatit të saj të caktuar nga gjykata.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!