×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet arsyeja pse Besa Kokëdhima u largua nga Kënga Magjike

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 23:37

    Pas tërmetit të 26-Nëntorit i cili goditi vendin, Besa Kokëdhima e cila konkurronte në “Kënga Magjike” me këngën “Histori” njoftoi në llogarinë e saj në Instagram se e kishte të pamundur të këndonte në netët live.


    Duke qenë se vendi ishte kapluar nga zia, ajo ka lënë garën përgjysmë, e dyta pas Linda Halimit e cila e la për arsye të tjera.

    Agjenti 00Thumb në emisionin “ThumbON” hedh dritë për një tjetër arsye. Sipas tij, arsyeja e vërtetë e largimit të Besës është se kënga e saj ishte jo 100% origjinale, muzika ishte inspriruar nga “Dangreous” – Davit Guetta dhe teksti nga Sia – Unstoppable, por e përshtur mirë në shqip.

    Kështu, Besa e kuptoi në kohë se kishte bërë zgjedhjen e gabuar për të konkurruar në festival me këngë jo origjinale dhe u justifikua në këtë formë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!