×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet arsyeja, pse Mbretëresha nuk lejoi Meghan Markle të mbante kurorën ruse në dasmë

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 9:02

    Që prej dasmës së majit të vitit 2018, shumë histori janë treguar në lidhje me kurorën e famshme të cilën do të vendoste Meghan Markle.


    Në thelb, Meghan fillimisht dëshironte të vendoste një tjetër kurorë, por mbretëresha nuk e aprovoi një gjë të tillë.

    Në librin “Battle of Brothers: William and Harry – The Inside Story of a Family in Tumult”, historiani dhe biografi mbretëror Robert Lacey, njëkohësisht këshilluesi historik i serialit të Netflix, “The Crown”, zbulon për herë të parë arsyet pse mbretëresha Elizabeth II nuk ra dakord me zgjedhjen e parë të Meghan Markle.

    Në një fragment të librit, të botuar nga Mirror, Lacey shkruan: “Është e pakonfimuar nga Pallati, por nuk u mohua kurrë, megjithëse na u tha se mbretëreshës iu desh t’i thoshte ‘jo’ zgjedhjes së parë të Meghan, një kurorë prej smeraldi që thuhej se kishte ardhur nga Rusia.”

    Në libër, biografi shkruan se kurora ishte një nga ato që kishte mbërritur në duart e mbretërisë përmes rrugësh të dyshimta gjatë Revolucionit Rus. Sipas tij, mbretëresha ishte e mendimit se nuk do t’i shkonte për shtat Pallatit dhe Meghani-t që pas dasmës, gazetat të spekulonin se cila nga princeshat, vajzat e carit Nikolla II të Rusisë, e kishte mbajtur vënë para se të vritej nga bolshevikët në vitin 1918.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!