×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet banori i dytë i “Big Brother Albania VIP”

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 13:51

    Ndërkohë që “Big Brother VIP Albania” pritet të hapë siparin, produksioni ka publikuar zyrtarisht tashmë një prej personazheve VIP që do të jetë konkurent. Fillimisht u konfirmua për Sheila Haxhirajn, këngëtares së cilës në instagramin zyrtar të BBVA, u publikuan vetëm këmbët e saj.


    Sipas disa burimeve të Panorama Plus, mësohet se konkurenti i dytë që pritet të zyrtarizohet nga produksioni është një prej komedianëve binjak nga Vlora. Bëhet fjalë për Romeo Veshajn, I cili mesa duket ka lënë angazhimet e tij televizive për të startuar një tjetër angazhim aventureskt.

    Sipas këtyre burimeve, Romeo është parë teksa lëviz “lartë e poshtë” nëpët ambientet e Top Channel. Fituesi i këtij edicioni sipas kontratës së “Vëllait të Madh”, del nga spektakli me 100 mijë euro “në xhep”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!