×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet dita e koncertit të madh të Taynas në Prishtinë

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 17:05

    Këngëtarja që solli një lloj revolucioni të repit për vajza në Kosovë, Tayna është shndërruar në artisten më të kërkuar të momentit.


    Që prej debutimit të saj me reperin Don Phenom me këngën ‘Columbiana’, Tayna ka mbledhur afër 1 milionë ndjekës nëpër rrjetet sociale në pak më shumë se një vit, shkruan Reporteri.net

    Ajo së fundmi iu është bashkuar flotes së këngëtarëve më të njohur të estradës që bëhen pjesë e Prince Instant.

     

    View this post on Instagram

     

    Do not copy

    A post shared by Tayna (@tayna) on

    Pas Ledrit, Tayna do të jetë imazhi kryesor i Prince Instant me të cilen do të realizohen disa kampanja televizive gjatë këtij viti.

    Për të gjithë fansat e Taynas, Prince Instant do të organizojë një koncert masiv në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë më 27 qershor prej orës 17:00./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!