×
  • Lajme
  • Shqipëria

    11 të vdekur që nga fillimi i sezonës në bregdetin shqiptar

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 9:08

    Që nga nisja e sezonit veror 2019 deti i ka marrë jetën 11 pushuesve vendas dhe të huaj.


    Viktimat kanë qenë kryesisht mbi moshën 60 vjeç por ka pasur raste edhe më fatkeqe kur deti nuk ka kursyer as moshat e reja siç ishte rasti i 18-vjeçarit të mbytur në një nga plazhet e Lezhës apo 31-vjeçarit nga Skrapari, trupi i të cilit u gjet i mbytur në zonën e Currilave në Durrës.

    Sipas policisë, në shumicën e rasteve vdekja dyshohet të ketë ardhur nga komplikacione shëndetësore akute por deri më tani nuk ka një raport të detajuar si nga Policia e Shtetit dhe as nga Ministria e Shëndetësisë për të sqaruar shkaqet.

    Nga ana e saj zyra për mbrojtjen e konsumatorit bën përgjegjës institucionet qendrore dhe ato lokale për mungesën e rojeve bregdetare.

    Pas vlerësimit të situatës në terren zyra për mbrojtjen e konsumatorit rendit si më të sigurta plazhet e Kavajës, si dhe pjesërisht plazhin e Shëngjinit dhe Sarandës në një kohë që në 13 plazhe të tjera nuk ka konstatuar as kulla vrojtimi dhe as jetëshpëtues, percjell News24

    RASTET

    Mbytet pushuesi i moshuar në Lezhë

    09 Korrik, 2019

    Shënohet viktima e radhës në Plazhin e Durrësit, 70-vjeccari, turist nga Bosnja

    08 Korrik, 2019

    Erdhi nga Gjermania për të pushuar në Durrës, mbytet turisti

    01 Korrik, 2019

    Lezhë/ U mbyt në det, gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçarit

    27 Qershor, 2019

    Gjendet në plazhin e currilave trupi i pajetë i 31-vjeçarit nga Skrapari.

    24 Qershor, 2019

    Viktima e 2-të brenda 24 orëve në ujë, mbytet 75-vjeçari në Durrës

    24 Qershor, 2019

    Arresti kardiak i merr jetën pushueses në Vlorë

    21 Qershor, 2019

    Humb jetën pushuesja 70-vjeçare në Vlorë (Pamje të rënda)

    17 Qershor, 2019

    Futet për t’u larë në plazhin e Durrësit, vdes i moshuari 70-vjeçar nga Kosova

    11 Qershor, 2019

    86-vjeçari gjendet i mbytur 1.5 milje nga bregu, identifikohet viktima në Durrës

    11 Qershor, 2019

    Sarandë/ Mbytet 55-vjeçari, policia nis kërkimet

    12 Maj, 2019

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!