×
  • Lajme
  • Shqipëria

    179 të shtruar në spitalet për covid-19 në Shqipëri

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 16:00

    179 pacientë të infektuar nga koronavirusi po marrin trajtim në dy spitalet covid në vend këtë të shtunë.


    Sipas burimeve zyrtare, 16 prej tyre janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

    Në dy spitalet covid, atë në Shërbimin Infektiv dhe në spitalin Shfeqet Ndroqi, po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!