×
  • Lajme
  • Shqipëria

    20 persona të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 18:00

    Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë kryer 2714 testime nga të cilat 764 qytetarë kanë rezultuar pozitivë ndërsa 20 pacientë kanë humbur jetën.


    Krahasuar me një ditë më parë, numri i testimeve ka rënë me me afro 1100 çka reflkektohet edhe në një rënie të infektimeve të reja.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

    310 raste në Tiranë, 35 në Librazhd, 33 në Shkodër, 28 në Tepelennë, 27 në Gjirokastër, nga 24 raste në Durrës, Elbasan, Kukës, 23 në Berat, nga 22 raste në Vlorë, Peqin, nga 20 raste në Kavajë, Kuçovë, 16 në Sarandë, 13 në Delvinë, nga 11 raste në Fier, Lezhë, 10 në Gramsh, nga 9 raste në Krujë, Korçë, nga 7 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Lushnje, Bulqizë, Vorë, nga 5 raste në Has, Pukë, nga 4 raste në Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Kurbin, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Malësi e Madhe, Roskovec, nga 1 rast në Rrogozhinë, Belsh, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar, Patos, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë.

    VIKTIMA

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Delvina, të moshave 48-85 vjeç.

    SITUATA NË SPITALET COVID

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

    TË SHËRUAR

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 640 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 70,413 që nga fillimi i epidemisë.

    VAKSINIMI

    Gjatë ditës së sotme janë kryer 800 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14,295 vaksinime.

    Statistika (1 Mars 2021)

    Raste të reja ditore 764
    Të shëruar në 24 orë 640
    Të shtruar në spitale 659
    Humbje jete në 24 orë 20
    Testime ditore 2714

    Testime totale 469,499
    Raste pozitive 107,931
    Raste të shëruara 70,413
    Raste Aktive 35,702
    Humbje jete 1,816

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 22974
    Fier 2621
    Vlorë 1765
    Durrës 1651
    Shkodër 1367
    Gjirokastër 1115
    Elbasan 943
    Korçë 880
    Berat 871
    Lezhë 792
    Dibër 372
    Kukës 351

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!