×
  • Lajme
  • Shqipëria

    31 vjeçari nga Tirana kapet në Muriqan me 50 mijë euro në valixhe

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 8:33

    Policia kufitare në Muriqan, Shkodër ka sekuestruar 50.000 Euro të padeklaruara në kufi dhe ka proceduar penalisht poseduesin.


    “Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip Audi që drejtohej nga shtetasi B. M. 31 vjeç banues në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat shtetasi B. M. nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,” informon policia.

    Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. M. për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“ dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!