×
  • Lajme
  • Shqipëria

    349 të infektuar me COVID-19 dhe 6 vdekje në 24 orët e fundit në Shqipëri

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 22:48

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë me koronavirus 349 raste të reja si dhe kanë humbur jetën gjashtë qytetarë. Kështu numri i qytetarëve që janë infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 125,506, ndërsa ai i viktimave në 2241.


    Në 24 orët e fundit janë kryer 2899 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 349 qytetarë.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Korçë, 15 raste në Berat, 14 raste në Durrës, 13 raste në Fier, 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, 11 raste në Tropojë, 10 raste në Lezhë, Vlorë, 9 raste Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, 7 raste në Krujë, Kurbin, Elbasan, Ura Vajgurore, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Kamëz, Libohovë, 4 raste në Librazhd, Cërrik, 3 raste në Mallakastër, Malësi e Madhe, Kuçovë, Vorë, 2 raste në Mat, Delvinë, Selenicë, Prrenjas, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Gramsh.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, të mosharve 66 – 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

    Statistika (1 Prill 2021)
    Raste të reja ditore 349
    Të shëruar në 24 orë 604
    Të shtruar në spitale 279
    Humbje jete në 24 orë 6
    Testime ditore 2899

    Testime totale 561,820
    Raste pozitive 125,506
    Raste të shëruara 91,875
    Raste Aktive 31,390
    Humbje jete 2241

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 21928
    Fier 2554
    Durrës 1283
    Gjirokastër 1247
    Shkodër 1198
    Vlorë 965
    Korçë 758
    Elbasan 360
    Lezhë 331
    Kukës 359
    Dibër 325
    Berat 82

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!