×
  • Lajme
  • Shqipëria

    4 fëmijë dhe një grua me aftësi të kufizuar, kush janë shqiptarët që u shpëtuan nga kampi i ferrit

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 16:19

    Ka marrë fund ‘ferri’ në kampin Al-Hol për 4 fëmijë shqiptarë dhe një grua me aftësi të kufizuara.


    Sipas informacioneve të para, raportohet se mes të shpëtuarve dhe Endrit Dumani. Ndërkohë motra e Endri Dumani, Eva nuk ka dalë sepse nuk ka pranuar.

    Operacioni ka zgjatur rreth 45 ditë, ku mësohet se duhet të ishte finalizuar dy javë më parë, por pati disa komplikime, për pasojë u zgjat kaq shumë.

    Drejt Libanit është nisur vetë kryeministri Rama, ndërsa operacioni u drejtua nga Gjysmë hëna e Kuqe siriane.

    Sipas organizatës humanitare, operacioni ka nisur dhe po vijon me sukses.

     

    “Sot, ne jemi kaq të lumtur që kemi arritur të evakuojmë dhe të kthejmë katër fëmijë shqiptarë dhe një grua me aftësi të kufizuara pranë familjes së tyre në atdheun e tyre, Shqipëri”.

    “Doja të të përfitoja nga ky rast për të shprehur falënderimet e mia për qeverinë siriane, të cilët ofruan të gjitha lehtësitë e nevojshme për suksesin e kësaj pune të mrekullueshme. Gjithashtu ne kemi qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me Z. Francesco Rocca, Presidenti i IFRC dhe Sekretari i Përgjithshëm i cili ka ndjekur procesin e evakuimit minutë pas minute. Vullnetarët tanë janë marrë me transportimin nga Qamishli në Damask, ku delegacioni shqiptar i kryesuar nga Z.Mark po priste për ti marrë ata”, thotë organizata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!