×
  • Lajme
  • Shqipëria

    4 orë nën rrënoja me Ramë Lalën, Ruzhdi Gripshi tregon bisedat me 17 vjeçarin dhe si arriti që ta shpëtojë

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 20:02

    Një telefonatë e përgjegjësit të grupit në portin e Durrësit bëri që të gjithë punëtorët aty, mëngjesin e 26 nëntorit, të gjëndeshin përballë një situate aspak të zakontë për ta.


    Të vendosur përpara një banese të rrenuar, harruan profesionin, por vunë zemrën në punë, e njëri prej tyrë sot është arsyeja e fortë pse Ramë Lala nuk u mposht nga tragjedia e asaj nate.

    Rruzhdi Gripshi, babai i futbollistit të klubit të Skëndërbeut, Nazmi Gripshi, prej një jete punon në portin e Durrësit. Vendosi të qëndronte në hije duke mos kërkuar vëmëndje për gjithcka pa apo dëgjoi, por njeriu i cili kaloi 4 orë nën rrënoja për të dalë nga aty me Ramë Lalën ka padyshim shumë për të treguar.

    ‘’Morëm veglat që duheshin dhe u nisëm aty ku na përcaktuan, banesën ku gjetëm Ramë Lalën. Mendova përderisa zoti ka lënë gjallë nga 9 veta këtë djalë atëhere as mua nuk do më gjente gjë. Biseduam për 4 orë me të dhe më pyeti për pjetarët e tjerë të familjes, i thashë që të gjithë kanë dalë, tani është radha jote. Dy herë i ranë të fikët dhe për ta mbajtur sa më gjallë realizonim edhe foto, i thoja që t’i bënim që ai ti kishte kujtim. Pasi dolëm nga rrënojat u largova së bashku me mikun tim, nuk ndenja për lavderime sepse veprova me zemër’’, rrëfen Gripshi për Top Channel.

    Ai nuk do e harrojë kurrë gjithcka i ndodhi, madje për ta kujtuar gjithmonë do ta ndihmojë dhe fotoja “selfie” që ka me Ramë Lalën në ato kushte të vështira, në atë çast e realizuar për të shpërqëndruar djalin 17 vjeçar, por tani padyshim për të shënjuar jetën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!