Mbyllet thertorja në Durrës, konfiskohen 257 produkte mishi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Durrës mbyll një thertore të paligjshme në zonën e Katundit të ri, në pronësi të R. Shalës.


Brenda saj u konfiskuan për asgjesim 257 kg produkte mishi.

Sipas AKU-së, nga kontrolli i ushtruar rezultoi se subjekti kryente procesin e therjes së kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme në një ambjent të improvizuar, ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit.

“Ambjenti ishte tejet i amortizuar, i vogël në hapësirë dhe nuk plotësonte asnjë normë të kritereve higjeno-sanitare apo teknike-teknologjike për procesin e therjes së kafshëve të gjalla.Mbetjet teknologjike të procesit të therjes të kafshëve të gjalla (ujërat, gjaku etj), përfundonin në kanal duke mos u grumbulluar dhe u trajtuar në ndonjë ambjent të posacëm, duke kontaminuar mjedisin përreth” sqaron AKU.

Në të njëjtat mjedise të papërshtatshme ku kryhej therja e kafshëve të gjalla, subjekti përgatiste në mënyrë të paligjshme edhe produkti ushqimor “Sallam”, për të cilin nuk kishte asnjë dokumentacion në formën e kartës teknologjike apo etiketë mbi përbërësit dhe procesin e përgatitjes së tij.

Në subjekt u evidentuan 257 kg produkte ushqimore (mish dhe nënprodukte të tij) të pacertifkuara dhe të pavulosura nga veterineri zyrtar, si dhe pa dokumentacionin përkatës (specifikisht 219 kg mish gjedhi, 14 kg mish deleje dhe 24 kg sallam).

Për shkeljet e evidentuara, AKU vendosi 100 mijë lekë gjobë për therje të kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme dhe 150 mijë lekë gjobë për mungesën e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore,

AKU konfiskoi produktet ushqimore të cilat do t’i nënshtrohen procesit të asgjesimit dhe mjetet e punës (çengela, thika etj) me të cilat është kryer aktiviteti i paligjshëm,