×
  • Lajme
  • Shqipëria

    54 vjeçarja nga Shqipëria aksidentohet për vdekje në autostradë nga një kosovar

    Reporteri
    16 Gusht 2019 | 9:08

    Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 54 vjeç ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Patokut”.


    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, kur mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A., banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M., vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

    Gruaja në momentin e aksidentit ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstrades.

    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

    Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!