×
  • Lajme
  • Shqipëria

    48 kg kanabis në shtëpi, arrestohet 52-vjeçari në Himarë

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 11:26

    Policia e Vlorës në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponjat”, kanë arrestuar një 52-vjeçar, në banesën e të cilit u gjetën 48 kg kanabis.


    Bazuar në informacionet e marra se një person posedonte lëndë narkotike, si dhe kishte kultivuar bimë narkotike në banesën e tij në fshatin Kuç, u finalizua operacioni “Koordinata”, në kuadër të të cilit u bë kapja e shtetasit, H. K., banues në fshatin Kuç, Himarë.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 52-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan 48 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.

    Gjithashtu, shërbimet e Policisë asgjësuan disa bimë narkotike të cilat dyshohet se i ka kultivuar ky shtetas.

    Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!