×
  • Lajme
  • Shqipëria

    5 muaj pas inagurimit, shembet hyrja e komisariatit në Tiranë

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 9:56

    Shembet hyrja e Komisariatit numër 6 në Tiranë.


    Mësohet se si pasojë e shembjes së hyrjes së Komisariatit nuk ka persona të lënduar.

    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ndërkohë sot po punohet për rikonstruksionin e Komisariatit.

    Tashmë janë vendosur skela në pjesën hyrëse ku ndodhi dhe incidenti.

    Kujtojmë se në janar të këtij viti godina e këtij komisariati u inagurua nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj  dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!