×
  • Lajme
  • Shqipëria

    6 deputetë ‘tradhtojnë’ Bashën, dalin kundër vendimit për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD-së

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 21:59

    Kryedemokrati Lulzim Basha vendosi që të përjashtonte nga grupi i Partisë Demokratike, ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky vendim i tij vjen pas vendimit të DASH për shpalljen non grata të tij.


    Por Top Channel ka mësuar se disa deputetë kanë dalë kundër vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën.

    Deputetët që kanë dalë kundër janë: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj.

    Kujtojmë se aktualisht në selinë blu është duke u mbajtur mbledhja e grupit dhe kryesisë së madhe të Partisë Demokratike.

    Berisha tha se ky vendim nuk ishte dakorduar me Berishën për këtë vendim, gjë që nuk është aprovuar nga këta deputetë.

    Konkretisht deputeti Bujar Leskaj ka thënë se ky vendim ishte i gabuar, ndërsa Flamur Noka ka thënë se me këtë vendim po mohohet historia e Partisë Demokratike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!