×
  • Lajme
  • Shqipëria

    6-vjeçarja u përplas për vdekje derë të shtëpisë, babai përlot me dedikimin: Ti ishe frymëzimi im

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 10:20

    Kjo është 6-vjeçarja, e cila ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë në derë të shtëpisë, në rrugën “Ramë Sadria”, para 3 ditësh në Tiranë.


    Sot Alban Guri, shoferi i makinës që përplasi të miturën do të dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

    Babai i të miturës, Iljaz Petali i ka bërë asaj një dedikim prekës në rrjete sociale, ku shpreh dhimbjen që ndjen për humbjen e saj.

    “Ah moj zemra babit ti, Ambra ime. Pse ike nga kjo jetë. Pse më le babin vetëm. Ma këpute zemrën o Ambra ime. Allahu te gradoft ne xhennet u rritsh e lumtur ashtu sic ishe ne këtë dynja. Ti ishe frymëzimi im. Do mbetesh gjithmonë ne zemrën time Ambra babit”, shkruan ai.

    Sipas fqinjëve, Guri pasi e ka përplasur të miturën është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar më pas nga policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!