×
  • Lajme
  • Shqipëria

    61-vjeçari denoncon dhunën e policisë: Më goditën me radio e grushte

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 20:52

    Një 61-vjeçar pretendon se është dhunuar nga patrulla e policisë së qarkullimit. Ai është Albert Shkëmbi.


    Duke iu referuar deklaratës së tij, dhënë për gazetaren e Report TV, Gladiola Hoxha, Shkëmbi thotë se i është kërkuar nga patrulla e policisë që ta shoqërojë, por nuk ka pranuar sepse nuk ishte ai ishte pasagjer dhe jo drejtues i mjetit.

    “Më dhunuan dy policët e patrullës. Më goditën me radio dhe me grushte. Më thyen edhe krahun”, tha 61-vjeçari.

    Ai po trajtohet në repartin e terapisë ditore në spitalin e Korçës. Në pritje për të pasur një reagim nga policia rrugore, ose ajo e rendit për të pasur një panoramim më të plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!