×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Afrim Qëndro jep dorëheqjen nga Bashkia e Vlorës, por nuk i del inati me Dritan Lelin

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 16:01

    Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro, ka depozituar dorëheqjen nga bashkia ku ai u caktua pas mosmarrëveshjeve që lindën mes kryetarit Dritan Leli dhe Partisë Socialiste.


    Mësohet se Qëndro ka thënë pas dorëheqjes se ai nuk do të jetë në Elbasan, por në Tiranë. Punën e tij si nënkryetar në Bashkinë Vlorë, Qëndro e ka cilësuar me nota ironike, si një punë për mbushjen e disa gropave, por jo vetëm në rrugë.

    Një deklaratë thumbuese që bie indirekt mbi kryebashkiakun Dritan Leli, me të cilin ka pasur disa përplasje gjatë kohës që kanë punuar së bashku.

    “Nuk do të jem në Elbasan por në Tiranë. Mbusha në Vlorë disa gropa, jo vetëm në rrugë”, ka thënë Qëndro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!