×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Agim Doçi skulptorit të Skënderbeut: Ndërroi ilaçet se nuk je në rregull

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 15:20

    Poeti Agim Doçi është shprehur mjaft i indinjuar për shtatoren e Skënderbeut në Prizren duke thënë me ironi dhe dhimbje gjithashtu se përshtypja e parë kur pa atë shtatore kishte menduar se i kishte rënë COVID.


    Në një intervistë në Report Tv Doçi tha se shtatorja dukej si një person që kishte 5 vite që vuante nga veremi dhe i kishin dhënë një shkop të mbahej, duke iu referuar shpatës së tij. Doçi tha se ky shëmtim e tallje me heroin kombëtar është mision që i ka rrënjët thellë dhe se nuk ka ndodhur rastësisht.

    “Përshtypja e parë thash i paska ra covidi! E dyta ky nuk është heroi ynë kombëtar, por një personi që pas 5 vitesh që ka vujt nga veremi dhe i kanë dhënë një shkop aty me u mbajt, ajo nuk është shpatë është ushtë. Shëmtimi apo tallja me këto lloj monumentesh është mision dhe ky mision i ka rrënjët thellë jo rastësisht. Heroi kombëtar vendoset në qendër të kryeqytetit, ndërsa këtë e kanë vënë në një rotondo atje në Prizren”, tha Doçi.

    Doçi nuk i kurseu kritikat për Sinan Alija që bëri shtatoren e Skënderbeut duke thënë se ai nuk është skulptor, ndërsa u shpreh ashpër duke i u drejtuar që të ndërrojë ilaçet dhe të merret me serialet turke në Stamboll.

    “Sinan Alija është autori i shtatores. Unë i rekomandoj këtu ndërro ilaçet se nuk je në rregull. Aliaj nuk ka asnjë arsim përkatës. Në libra kemi lexuar se me një të rënme të shpatës, Skënderbeu e ndante osmanin në dysh, pra kishte krahun e fortë, dhe jo atë krah në shtatore. Nuk mund të jetë komandat i forcave shqiptare një njeri i vogël, i shkurtër, thatim dhe veremli, por një burrë me dimensione të mëdha, sidomos krahun me të cilën mbante shpatën e bujshme”, tha Doçi.

    Shtatorja e Skënderbeut në Prizren u përurua më 29 nëntor, por ndryshe nga sa ishim mësuar, Skënderbeu ishte më i dobët, mjekër më të gjatë dhe pa kalë. Kjo ngjalli debate të shumta dhe kritika pa fund aq sa, kreu i komunës së Prizrenit, Haskuka tha se ka ngritur një komision për të bërë vlerësimin e tij, ndërsa vetë ideatori dhe skulptori nuk heqin dorë dhe mbrojnë punën e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!