×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Agresori sulmoi fillimisht në rrugë më pas në xhami, njëri prej të plagosurve më rëndë

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 18:16

    Imami i Xhamisë “Dine Hoxha” Ahmed Kalaja në një deklaratë për mediat pasi ka dalë nga spitali ku dhe ndodhen të 5 plagosurit, ka treguar gjendjen shëndetësore të tyre.


    Ai tha se njëri prej të plagosurve është në gjendje pak më të rëndë, pasi është plagosur afër veshkës, por megjithatë fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Kalaja tha se agresori sulmoi fillimisht në rrugë më pas në xhami,

    “Njëri prej tyre në gjendje pak më të rëndë, është plagosur pranë veshkës, por jashtë rrezikut për jetën. Sipas autoriteteve, agresori ka qenë me probleme mendore. Është rast i izoluar. Ka sulmuar fillimisht te piceria pastaj në rrugë e më pas tek xhamia.”– ka thënë ai.

    Rudolf Nikolli, autor i ngjarjes ka lënë të plagosur pesë persona, Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç, mes të cilëve është edhe një punonjës i picerisë pranë xhamisë që ka hyrë për të ndihmuar besimtarët.

    Autori aktualisht ndodhet në polici ndërkohë që nuk dihet nëse ka qenë konflikt çasti, sulm terrorist, apo autori ka qenë me probleme të shëndetit mendor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!