×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i frikshëm në Rrugën e Kombit: Vdes një person, trupi i del nga vetura

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 15:09

    Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Rrugën e Kombit, ku raportohet për një person të vdekur e një tjetër të lënduar.


    Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, ambulanca është vonuar gjysmë ore, ndonëse vendaksidenti ishte në vendin e njohur si kthesa Kukës-Morinë, shkruan Reporteri.net.

    Ata thonë se ekipi emergjent kanë konfirmuar vdekjen e njërit nga të aksidentuarit, ndërkohë që personi tjetër kishte shenja jete, ani pse në gjendje shumë të rëndë.

    I vdekuri dhe personi tjetër i lënduar, raportohet se janë shtetas të Shqipërisë.

    Ndërkohë, siç shihet nga pamjet e siguruara nga Reporteri.net, trupi i të aksidentuarit ka dalë nga vetura dhe ka përfunduar në rrugë. Aty u la derisa erdhën ekipet emergjente.

     

    Siç edhe shihet, zona ku ndodhi aksidenti nuk është rrethuar me shiritin e policisë e as trupat nuk janë izoluar, dhe persona civilë janë afruar tek ta.

     

     

     

     

     

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!