×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë: Lëndohen tre persona

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 21:19

    Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës ku kanë mbetur të plagosur tre persona.


    Burime për Report Tv bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre automjete dy që ishin në lëvizje dhe një që ishte i parkuar.

    Një mjet tip ‘Benz’ me targa AA 026 XA, mësohet se dilte me shpejtësi në rrugë ndërsa makina tjetër tip ‘Peugeot’ me targa AA 134 VD kthehej në vend.

    Makinat pas përplasjen me njëra tjetrën, janë përplasur edhe një makinë tjetër që ndodhej e parkuar.

    Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie që po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!