×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë në Dibër, humb jetën një 34 vjeçar

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 23:10

    Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kastriot-Arras.


    Sikurse njoftohet nga policia, 26-vjeçari me iniciale L.GJ banues në fshatin Arras, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

    Si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç, si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!