×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë në Itali, dy shqiptarë vdesin në vendin e ngjarjes

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 16:41

    Dy persona me origjinë shqiptare kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur në Itali në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Aksidenti ndodhi në autostradën A14 Bologna – Taranto.


    Viktimat janë një grua 38 vjeç dhe një burrë 28 vjeç, të dy shqiptarë. Mediat italiane nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimave.

    Automjeti i tyre, Renault Clio, u godit në pjesën e pasme nga një makinë Volkswagen Passat. Përplasja ishte aq e fortë, saqë u shkaktoi vdekjen e menjëherë dy shqiptarëve.

    Në automjetin e dytë udhëtonin 3 persona me origjinë italo-zvicerane. Dy burra dhe një grua mbetën të plagosur, por gjendja e tyre raportohet të jetë jashtë rrezikut.

    Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta. Autoritetet italiane janë duke hetuar dinamikën dhe rrethanat se çfarë e shkaktoi përplasjen mes automjeteve që rezultoi fatale për dy shqiptarët. Mësohet se 28-vjeçari banonte në Imola, kurse 38-vjeçarja jetonte në Galeata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!