×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë në Kuçovë – Kamioni përmbyset, shoferi mbetet i bllokuar

    Reporteri
    24 Shtator 2021 | 22:11

    Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë.


    Policia njofton se një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar.

    “Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur. Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, në vendngjarje po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet”, njofton policia.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!