×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë në Tiranë, vdes një 51-vjeçar

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 13:16
    Foto Ilustrim

    Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Tiranë.


    Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 12:00, në “Misto Mame” Kombinat, ku një kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një person që po lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

    Viktima është ende i paidentifikuar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!