×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë trafiku: Humb jetën 5-vjeçari

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 9:30
    Foto ilustruese

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku mjeti tip “Fiat” me drejtuesen shtetasen K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç, banues në Elbasan.


    Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5 vjeç, banues në Peqin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!