×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë trafiku: Vdes polici, viktima mbetet i bllokuar në veturë

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 22:17

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.


    Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën që lidh autostradën me “Transballkanike”.

    Sipas asaj që raporton Ora News, viktimë ka mbetur punonjësi i Policisë Nuri Malaj.

    Viktima ndodhet ende i bllokuar në makinë.

    Shërbimi zjarrfikës po punon për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!