×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident mes tre automjetesh në Fushë-Prezë, plagosen 6 persona

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 22:26

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Prezë, ku janë plagosur 6 persona.


    Në aksidentin e ndodhur pa shkuar tek Ura e Gjolës janë përfshirë 3 mjete.

    Të plagosurit M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., janë dërguar në spital, ku po marrin edhe kujdesin e duhur.

    Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe gjendja e të plagosurve.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 30.10.2020, rreth orës 18:20, në Fushë-Prezë, pa shkuar tek Ura e Gjolës, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 shtetas me inicale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!