×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në Divjakë, vdes 19-vjeçarja

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 11:26

    Një rast i rëndë ka ndodhur në Divjakë, pasi një 19-vjeçare ka mbetur e vdekur.


    Në aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy persona tjerë.

    Njoftimi i policisë:

    Divjakë

    Informacion paraprak

    Sot rreth orës 10:25, në rrugën nga Divjaka për në plazh, automjeti tip “Audi“, me drejtues shtetasin V. H., 25 vjeç, banues në Divjakë, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja E. M., 19 vjeçe, banuese në Zharrnec, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!