×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në mes të Fushë-Krujës, lëndohen rëndë dy persona

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 9:41

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve tip Benz me njëra tjetrën. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.


    Njëri prej tyre, Sabah Tupi i cili drejtonte mjetin me targa AA 828 UF, ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

    Mësohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia e automjetit me targë AA 772 VD, i cili drejtohej nga Kastriot Dauti  banues në Krujë, i cili ka marrë dëmtime më të lehta.

    Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!