×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptare

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 21:10

    Claudia Marioli dhe Giulia Vangelisti, dy vajza të moshën 20 dhe 21 vjeç, humbën jetën në një aksident rrugor gjatë natës së kaluar në autostradë, në Brescia të Italisë.


    Të dy viktimat që janë nga Shqipëria, po udhëtonin së bashku dhe për arsye ende të paqarta u përplasën me një mjet të llojit “Audi” në të cilin ndodheshin pesë persona që po udhëtonin në drejtim të kundërt që gjithashtu mbetën të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

    Për nxjerrjen e tyre nga makina u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.

    Mësohet se në mjetin “Audi” ishin pesë punëtorë shqiptarë që sapo kishin përfunduar turnin e tyre dhe po ktheheshin në shtëpi dhe mosha e tyre është midis 30 – 40 vjeç.

    Policia e Brescia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, raporton shekulli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!