×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidentohet autobusi në Tiranë, 5 persona të lënduar

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 23:18

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kodër-Kamëz, pasi një autobus ka dalë nga rruga për shkak se drejtuesi i tij ka humbur kontrollin.


    Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Institut-Bathore. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar pesë pasagjerë të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore, raporton shqiptarja.com.

    Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

    Kujtojmë se një aksident trafiku është shënuar sot edhe në Peqin ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

    Përplasen dy vetura në Peqin, lëndohen dy persona

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!