×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ambasada italiane uron palët për marrëveshjen: Le të vazhdojmë me reformat e tjera

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 8:54

    Ambasada e Italisë në vendin tonë uroi palët politike për arritjen e dakordësisë për reformën zgjedhore mbrëmjen e 5 qershorit 2020, dhe shprehet se është një hap vendimtar në rrugën drejt Bashkimit Evropian.


    Gjithashtu bën thirrje për vazhdimin e reformave të tjera.

    ”Urime për marrëveshjen politike për reformën elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR! Një arritje e rëndësishme e liderëve dhe këshillit politik! Një hap vendimtar në drejtim të Bashkimit Europian! Tani le të flasim në Parlament dhe të vazhdojmë me reformat e tjera!” shkruan ambasada në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!