×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ambasadori i Shqipërisë: Dy shqiptarë ndodhën në vatrën e virusit në Kinë

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 22:37

    Selim Belortaja, ambasador i Shqipërisë në Kinë, tregon për numrin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në qytetin Wuhan, epiqendra e gripit që deri më tani i ka marrë jetën 41 personave.


    Belortaja për Top Channel tha se në “ dijeninë tonë, në Wuhan janë 4 studentë shqiptarë. Për fat 2 prej tyre janë jashtë (një në Shqipëri e tjetri pat lëvizur në një tjetër provincë). Nga ata dy, vetëm një vajzë na ka kontaktuar dhe nuk është e infektuar në dijeninë e saj”.

    Ambasadori i Shqipërisë në Kinë theksoi se “regjimi i trajtimit të kontrollit është shumë i rreptë dhe i step njerëzit, plus që i rrezikon pritja në radhë me njerëz potencialisht të infektuar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!