×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ambasadorja amerikane: SHBA nuk mbështet ndonjë kandidat ose parti të caktuar

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 10:03

    Ambasadorja amerikane Yuri Kim rithekson deklaratën e saj të dhënë në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi se SHBA-të nuk mbështesin asnjë kandidat apo parti të caktuar, por se janë për të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës.


    “Unë shoh disa tituj çorientues. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. SHBA NUK mbështet ndonjë kandidat ose parti të caktuar – SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të njohur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit”, shkruan ambasadorja Yuri Kim në “Twitter”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!